Një fëmijë 20-muajsh ka vdekur në Spanjë pasi u godit nga breshëri në kokë. Raportohet se rreth 50 persona kanë pësuar lëndime si pasojë e stuhisë së frikshme 10-minutëshe që goditi rajonin Girona të Katalonjës, të martën mbrëma.
Stuhia shkatërroi çatitë, rrëzoi kabllot e rrymës dhe theu dritaret. Është shiu më i madh që ka rënë në rajon që nga viti 2002.
Zjarrfikësit pranuan më shumë se 40 telefonata për dëmet e shkaktuara nga stuhia e së martës, kryesisht nga qyteti i Bisbal d’Emporda./UBTNews/