UBT News

Spanja zbulon dy varre masive në qytetin fantazmë

Autoritetet spanjolle kanë zbuluar dy varre që përmbajnë trupat e disa viktimave nga Lufta Civile, transmeton UBT News.

Gjetjet janë në Belchite, që njihet si “qyteti fantazmë” ku tani kanë mbetur vetëm rrënojat e ndërtesat e shkatërruara.

Belchite

Vendi ishte një nga fushat e betejës më të përgjakshme gjatë Luftës Civile Spanjolle midis 1936 dhe 1939.

Gjithsej 400 njerëz nga Belchite dhe zona përreth u vranë në qytet gjatë luftës pas grusht shtetit të vitit 1936, të udhëhequr nga ish-diktatori Francisco Franco, shkruan Euronews, përcjell UBT News.

Belchite

Puna e gërmimit në varre tregon se viktimat kanë pësuar “dhunë të konsiderueshme” përpara ekzekutimit të tyre. Shumica e mbetjeve skeletore të gjetura i përkisnin burrave dhe grave të moshës 20 deri në 40 vjeç.

Sipas ekspertëve rreth 130,000 njerëz janë varrosur në varreza masive të paidentifikuara në të gjithë Spanjën, 90,000 prej të cilëve u pushkatuan gjatë luftës civile dhe 40,000 në periudhën e pasluftës./UBTNews/

Exit mobile version