UBT News

Spanja vendos ta ndihmoj Ukrainën me armë

Spanja do të dërgojë nesër 1370 granatahedhës antitank në Ukrainë si pjesë e ndihmës së saj të parë me armë kundër pushtimit rus.

Kontigjenti i armëve do të përfshijë gjithashtu mitralozë të lehtë dhe 700,000 fishekë për pushkë dhe municione automatike, tha Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles.

“E gjithë kjo do të shkoj me avionë të forcave ajrore spanjolle në një vendndodhje në Poloni afër kufirit, ku zyrtarët ukrainas do ti marrin ato”, u tha Robles mediave spanjolle.

Robles tha se armët “janë shumë të rëndësishme sepse materiali lejon një mbrojtje shumë specifike, madje mund të përdoren edhe nga njerëz që nuk kanë shumë përvojë në përdorimin e armëve”.

Pas një sërë ndihmash humanitare që Spanja i dha Ukrainës, të mërkurën kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ju tha deputetëve të Parlamentit spanjoll se – Spanja do t’i dërgoj rezistencës ukrainase mjete ushtarake sulmuese.

Exit mobile version