Ministri i Jashtëm, Jose Manuel Albares thotë se Spanja është në favor të njohjes së shtetit palestinez “në një afat shumë të shkurtër”.
Në një intervistë për radiostacionin spanjoll RNE, Albares tha se një shtet palestinez “do të jetë garancia më e mirë për paqen në Lindjen e Mesme”.
Kryeministri Pedro Sanchez pritet të udhëtojë sot në Izrael dhe Palestinez së bashku me homologun e tij belg Alexander de Croo./UBTNews/