Spanja po rihap kufijtë për turistët e vaksinuar, në përpjekje për ta ringjallur sektorin e turizimit – i cili sikurse në të gjitha vendet e tjera të botës – ishte në luftë me pandeminë. Spanja gjithashtu do të lejojë edhe anijet e lundrimit në portet e saj që nga sot.
Ministrja e Shëndetësisë, Carolina Daria, thotë se Spanja është një vend i sigurt për pushime.
Fillimisht Spanja lejoi turistët nga Evropa që kishin një test negativ PCR i kryer në 72 orët e fundit, por nga sot turistët mund të udhëtojnë me test antigjen.
Turistët më të mëdhenj janë nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, por Britania e Madhe ende nuk e ka hequr Spanjën nga lista e vendeve me rrezik, kjo nënkupton që turistët nga ky shtet duhet të karantinohen kur kthehen në shtëpi.
Sipas AFP, aeroporti në Malaga do t’i realizojë 20 fluturime vetëm mëngjesin e së hënës, do të presë udhëtarë nga Berlini, Lille, Frankfurti dhe Londra./UBTNews