Madridi ka riatdhesuar dy gra spanjolle që ishin martuar me luftëtarët e grupit Shteti Islamik, duke i dërguar në shtëpi nga kampet xhihadiste në Siri me 13 fëmijë, njoftoi qeveria të martën.
Ata mbërritën në aeroportin ushtarak Torrejon de Ardoz pranë Madridit të hënën mbrëma, gati dy muaj pasi qeveria spanjolle u pajtua t’i kthejë në shtëpi.
“Qeveria sapo ka riatdhesuar dy gra dhe 13 të mitur spanjollë nga kampet e refugjatëve sirianë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.
Dy gratë u arrestuan pas mbërritjes dhe do të dalin para gjykatës në në Audiencia Nacional, gjykata kryesore penale e Spanjës. Një zëdhënës i gjykatës konfirmoi se ato do të paraqiten në gjykatë mëngjesin e të mërkurës nën akuzat për “terrorizëm”./UBTNews/