Spanja ka përjetuar pranverën e saj më të nxehtë që kur ka nisur të regjistrojë temperaturat vitet ‘60, njoftoi të mërkurën (7 qershor) agjencia kombëtare e motit.
Vendi përjetoi gjithashtu pranverën e dytë më të thatë ndonjëherë, pas asaj të vitit 1995, tha agjencia AEMET.
Spanja, e cila pati vitin e saj më të nxehtë në 2022, pritet të jetë një nga vendet e BE-së më të goditura për sa i përket ndryshimeve klimatike.
Në mbarë Spanjën, temperaturat mes 1 marsit dhe 1 qershorit ishin mesatarisht 14.2 gradë Celsius, tha Ministria e Mjedisit. Këto temperatura ishin për 1.8 gradë më të larta sesa mesatarja e regjistruar mes vitit 1991-2020 dhe 0.3 gradë më e lartë sesa rekordi paraprak i regjistruar më 1997.
Në fund të prillit, Spanja pësoi një valë të madhe të nxehti me temperatura lokale deri në 20 gradë Celsius mbi mesataren, duke përkeqësuar thatësirën.
Sipas agjencisë AEMET, Spanja ka “shumë gjasa” që edhe një herë të përballet me një verë më të nxehtë se zakonisht gjatë këtij viti, veçmas në pjesën lindore të shtetit dhe në ishujt spanjoll.