UBT News

Spanja njofton ndihmë prej 10 miliardë eurosh për të luftuar rritjen e çmimeve

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez ka njoftuar 10 miliardë euro të tjera në mbështetje për të adresuar rritjen e çmimeve pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ai tha se përmes kësaj ndihme, Qeveria do të “mbrojë klasën e mesme dhe punëtorët mes rritjes së kostos së jetesës, energjisë dhe ushqimit”.

Mbështetja përfshin shkurtime të TVSH-së dhe një pagesë prej 200 € për miliona familje me më pak se 27 mijë € në vit.

Është pakoja e tretë e ndihmës nga Spanja dhe me këtë ndihmë, mbështetja totale shkon në 45 miliardë euro.

Spanja ka arritur të ulë inflacionin në muajt e fundit në 6.8%, norma më e ulët vjetore në Bashkimin Evropian dhe shifra më e ulët që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Por inflacioni i çmimeve të ushqimeve është shumë më i lartë. E quajtur si një paketë “anti-krizë” për të zbutur rritjen e çmimeve dhe për të nxitur rritjen në vitin e ardhshëm, planet e fundit zgjasin edhe për gjashtë muaj të tjerë shkurtime të taksave për gazin dhe energjinë elektrike të sjellë nga qeveria e majtë./UBTNews/

Exit mobile version