UBT News

Spanja me regjistër të njerëzve që refuzojnë të vaksinohen

Spanja do të krijojë një regjistër të njerëzve që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit dhe do ta ndajë atë regjistër me shtetet e Bashkimit Evropian.

Ministri i Shëndetësisë, Salvdaro Illa tha kjo listë nuk do të jetë e qasshme për publikun apo punëdhënësit. Sipas tij, mënyra më e mirë për ta mposhtur virusin do të jetë që të vaksinohen të gjithë.

Spanja është një nga vendet më të goditura nga virusi, dhe aktualisht po furnizohet me vaksinën Pfizer-BioNTech./UBTNews

Exit mobile version