UBT News

Spanja e pret si nikoqir përfaqësuesen e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë nesër ndeshjen e saj të ardhshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Katari 2022” ndaj Spanjës.

Gjatë ditës së hënë, lojtarët e Kosovës kanë udhëtuar për në Malaga të Spanjës, pasi aty do të zhvillohet takimi Kosovë-Spanjë.

Fitorja e shënuar në miqësoren e zhvilluar më 24 mars ndaj Lituanisë me rezultat 4-0, mbushi
me ‘shpresë’ ‘Dardanët’ për ndeshjet kualifikuese. Megjithatë, në takimin e parë për këto kualifikime, Suedia shënoi tri gola për të marrë tri pikë të plota në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Spanja ka katër pikë, duke barazuar ndeshjen e parë ndaj Greqisë dhe arkëtoi tre pikë të plota në ndeshjen e fundit ndaj Gjeorgjisë.

Suedia në anën tjetër, kryeson grupin B me gjashtë pikë pasi ka fituar dy ndeshjet e para kualifikuese./UBTNews

(Autori i tekstit është Uranik Emini, student i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT)

Exit mobile version