Spanja do të dërgojë gjashtë tanke 2A4 Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë pas festës së Pashkëve më 9 prill, për ta ndihmuar Kievin gjatë luftës. Kështu u tha ligjvënësve ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, të mërkurën.
Robles tha se vendi ka riparuar mjetet luftarake që nuk ishin përdorur që nga vitet 1990 dhe po teston gatishmërinë e tyre luftarake para se t’i dërgojë atje. Sipas saj, është planifikuar edhe riparimi i katër tankeve të tjera, të cilat në të ardhmen e afërt do të dërgohen në Ukrainë./UBTNews/