Spanja do të dërgojë gjashtë tanke të saj Leopard të prodhimit gjerman për të forcuar luftën e Ukrainës kundër Rusisë, tha të mërkurën ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles.
Gjashtë tanket aktualisht janë duke u riparuar dhe Spanja mund të dërgojë më shumë tanke në Ukrainë “nëse është e nevojshme” dhe nëse “aleatët tanë e kërkojnë atë”, shtoi ajo në parlament./UBTNews/