Policia spanjolle thotë se ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për shitjen e kartave shëndetësore false për COVID-19 në të gjithë Bashkimin Evropian.
Grupi akuzohet se ka regjistruar në mënyrë të rreme rreth 1600 persona në indeksin kombëtar të vaksinimit të Spanjës.
Rezultatet e falsifikuara të testit PCR u shitën për rreth 50 euro, ndërsa kartat e rreme të vaksinave ishin në dispozicion për nga 200 deri në 1000 euro secila, sipas hetuesve.
Grupi dyshohet se kërkoi gjithashtu pagesa për kartat e falsifikuara shëndetësore në kriptovaluta dhe përdorte llogari bankare të huaja për ta bërë më të vështirë gjurmimin e operacioneve të tyre.
Autoritetet spanjolle thonë se kanë identifikuar gjithashtu liderin e grupit – i cili vepronte në Francë – dhe kanë njoftuar homologët e tyre francezë.
Policia thotë se banda kriminale ndërkombëtare mund të ketë rekrutuar gjithashtu profesionistë shëndetësorë për t’i ndihmuar ata të kenë akses në regjistrin e vaksinave të vendit. Hetime të mëtejshme janë duke u zhvilluar./UBTNews/