UBT News

Spanca: Mbi 60 mijë euro u dhanë si subvencione për libra pa plotësuar kriteret më 2024

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka deklaruar se gjatë auditimit të pasqyrave financiare të Ministrisë së Arsimit për vitin 2024 janë evidentuar parregullsi në procesin e subvencionimit të librave shkollorë. Sipas saj, ZKA-ja ka identifikuar mbi 60 mijë euro që janë dhënë si subvencion për qytetarë që kanë aplikuar pa i plotësuar kriteret për fëmijët e tyre.

Ajo në konferencë për media të mërkurën tha se për vitin shkollor 2025-2026 kanë diskutuar me MASHT-in dhe kanë ndërmarrë hapa të verifikimit, ku kanë obliguar shkollat që t’i verifikojnë paraprakisht cilët nxënës vijojnë mësimin në shkolla.

Aty kemi prezantuar mangësitë sa i përket çështjeve që ndërlidhen me subvencionimin e librave. ZKA-ja ka identifikuar mbi 60 mijë euro janë dhënë si subvencion apo kanë aplikuar qytetarë të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret për fëmijët e tyre që të marrin subvencionimin për libra. Kjo ka ndodhur si pasojë e kontrolleve jo të mira nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit e cila e ka zhvilluar këtë aplikacion. Po ashtu ka qenë edhe një numër i qytetarëve që kanë aplikuar, vlera e tyre ka qenë 70 mijë euro, nuk mund të themi që nuk i kanë plotësuar kriteret por ka qenë e pamundur për neve të verifikojmë se për cilën shkollë kanë aplikuar. Stafi ynë ka biseduar me ministrin dhe aq sa kemi informacione për këtë sezon që ka filluar tashmë viti MASHT ka ndërmarrë hapa në bashkëpunim me nivelin lokal dhe kanë obliguar shkollat në komunë që t’i verifikojnë paraprakisht cilët nxënës vijojnë mësimin në shkollë”, tha ajo.

Vlora Spanca i bëri këto deklarata sot në një konferencë për media, ku u prezantuan rezultatet e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2024./D.B/KP

Exit mobile version