Kompania SpaceX e Elon Musk ka kryer një test kyç në sistemin e saj të ri të raketave, Starship.
Inxhinierët kryen atë që quhet “zjarr statik”, duke ndezur njëkohësisht 31 nga 33 motorë në bazën e segmentit të poshtëm të automjetit. Testimi zgjati vetëm disa sekonda.
Starship do të bëhet sistemi raketor operacional më i fuqishëm në histori kur të bëjë fluturimin e tij të parë. Kjo mund të ndodhë në javët e ardhshme, meqë supozohet se SpaceX është i kënaqur me rezultatin e testit të së enjtes.
Zjarri statik ndodhi në objektin e kërkimit dhe zhvillimit të SpaceX në Boca Chica në kufirin Teksas/Meksikë.
Në Twitter, Elon Musk shkroi se ekipi kishte fikur një motor para testit dhe se një motor tjetër u ndal vetë, duke lënë 31 motorë të ndezur në përgjithësi./UBTNews/