UBT News

SpaceX ia ndalon Kievit të përdorë teknologjinë Starlink për kontrollin e dronëve

SpaceX ia ka ndaluar Ukrainës të përdorë shërbimin e saj të internetit satelitor për qëllime ushtarake, pas raportimeve se Kievi e ka përdorur atë për të kontrolluar dronët.

Në fillim të luftës, Ukrainës iu dhanë mijëra pjata SpaceX Starlink, të cilat lidhen me satelitët dhe iu ndihmojnë njerëzve të qëndrojnë të lidhur në internet. U raportua gjithashtu se Ukraina ka përdorur këtë teknologji për të shënjestruar pozicionet ruse me drone, gjë sipas SpaceX bie ndesh me marrëveshjen e shërbimit.

“Teknologjia Starlink nuk ishte menduar kurrë të armatohej”, tha presidentja e SpaceX, Gwynne Shotwell, në një ngjarje në Uashington DC të mërkurën.

Ajo iu referua raportimeve për përdorimin e Starlink nga Ukraina për të kontrolluar dronët dhe theksoi se pajisjet janë siguruar për çështje humanitare.

Avionët pa pilot kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftë, pasi u përdorën nga Kievi për të kërkuar trupat ruse, për të hedhur bomba dhe për të kundërshtuar sulmet me dron të vetë Moskës.

Rusia gjithashtu është akuzuar për përpjekjet për të bllokuar sinjalet e Starlink nga themeluesi i SpaceX, Elon Musk./UBTNews/

Exit mobile version