Kompania e fluturimeve hapësinore SpaceX ka planifikuar të lançojë 52 fluturime në 2022. Nëse do të realizohet do të ishte numri më i lartë i fluturimeve nga kompania në një vit ndërsa rekordi në fuqi mbetet 31 fluturime.
Statistika e pritur u bë publike në një takim virtual të NASA dhe panelit të sigurisë hapësinore pranë agjencisë.
SpaceX, kompania e themeluar prej Elon Musk, është partneri më i madh i NASA për fluturimet e njerëzve në hapësirë. Kompania është përgjegjëse për dërgimin e astronautëve dhe ngarkesave të ndryshme në orbitë.
Aktualisht po zhvillon gjeneratën e re të raketave fluturuese quajtur Starship me shpresën se do të dërgojë njerëz në Hënë për programin Artemis në NASA.
Megjithatë SpaceX ka konsumatorë të tjerë përveç NASA dhe në mënyrë të vazhdueshme lëshon satelitë në hapësirë për kompania, konsumatorë dhe shtete të tjera. /PCWorldAlbanian