Dy filmat e ri të South Park-ut do të arrijnë para fundit të vitit, sipas konfirmimeve nga Paramount+.
Muajin e kaluar u bë e ditur që seria e famshme televizive e krijuar nga Matt Stone dhe Trey Parker, do të vazhdojë së paku deri në sezonin e 30-të (2007).
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Stone dhe Parker do t’i prodhojnë edhe 6 sezone të tjera të krijimit të3 tyre, teksa 14 filma të rinj të bazuar në këtë projekt do të prodhohen nga Paramount+.
Sidoqoftë, ende nuk është zbuluar se çka më saktësisht do të trajtohet në këta filma.