Zyrtarisht filloi dita e zgjedhjeve në SHBA, me hapjen e qendrave të para në dy qyteza të ndryshme të SHBA-së.
Rreth 100 milionë njerëz kanë votuar me postë, e që Trump e konsideron se po shkon në dëm të tij, meqë beson se kjo e ul shancin e tij për fitore.
Pas disa muajsh fushate, koronavirusi ishte temë kryesore edhe në fushatën e fundit. Trump ju tha përkrahësve të tij se “Vota për Bidenin është votë për mbyllje, mjerim dhe largime nga puna”.
Biden, i cili po i kthen masat për të parandaluar përhapjen e virusit, udhëtoi drejt Ohios – një fushëbetejë tjetër, dhe i kishte marrë nipërit dhe mbesat e tij me vete, meqë u zotua se do t’i mbrojë qytetarët sikurse t’i kishte familjarë.
Votuesit amerikanë vendosin sot nëse do t’ia japin mundësinë për të udhëhequr Shtëpinë e Bardhë, presidentit aktual, Donald Trump apo ish-nënpresidentit Joe Biden./UBTNews