UBT News

Sot vetëm dy raste të dhunës në familje

 Në një nga ditët e rralla, në Raportin ditor të Policisë së Kosovës për ditën e djeshme janë raportua vetëm dy raste të dhunës në familje.

Një rast për t’u shënuar dhe për t’u lutur që rastet e tilla të zvogëlohen edhe më tej.

Në rastin e parë, në Podujevë, është raportuar se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar dhe të njëjtit së bashku me dëshirën e tyre janë kthyer në shtëpi.

Ndërsa, rasti i dytë është shënuar në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i kishte shkaktuar dhunë viktimës-ish bashkëshortes së tij. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Exit mobile version