Sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq.
Pas tre muajsh ngërç, në takim e sotëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, që është i pari për vitin 2022, pritet të diskutohet për të pagjeturit dhe për arritjen e marrëveshjes së përhershme për targat.
Zyrtarët serbë kanë paralajmëruar se në takimin e sotëm do të diskutohet edhe për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale më 3 prill.
Takimin e parë me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, do ta zhvillojë Besnik Bislimi, zëvëndëskryeministër i Kosovës.
Më pas takim të njëjtë do të ketë shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç.
Në orët e pasdites pritet të zhvillohet takimi i përbashkët me ndërmjetësim të Lajçakut.