Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të marrë sot vaksinën antiCOVID-19. Ai do të vaksinohet në ora 11:00 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Pas vaksinimit, ministri Vitia do të mbajë konferencë. Temë e konferencës do të jetë “Vaksinimi në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër COVID-19”.