UBT News

Sot vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e kujdesit

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së mërkurë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë me vaksinimin e të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skënderaj, Istog dhe Graçanicë.

Sot do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton. Vaksinimi bëhet nga ora 08:00-19:30.

Exit mobile version