UBT News

Sot takimi i radhës Kosovë-Serbi

Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë. Zyra e kryeministrit njofton se temë e diskutimit do të jetë zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve.

Në fund të muajit shtator, Kosova dhe Serbia kishin paraparë të mbanin një takim, por që ishte shtyrë. Njëra ndër arsyet që u shtye takimi ishte edhe refuzimi i Kosovës për të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën kishte insistuar Serbia./UBTNews

Exit mobile version