Shorti për edicionin e ri garues 2024/25 në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll do të tërhiqet sot.
Ceremonia e tërheqjes së shortit do të mbahet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës nga ora 13:00, ka bërë të ditur Komisioni i Garave i Superligës.
Titullin në edicionin e ri të garave siç dihet do ta mbrojë skuadra e Ballkanit të Suharekës./UBTNews/