Çdo vit nё tё hёnёn e dytё tё muajit shkurt njerёzit mblidhen sё bashku tё njoftohen mbi problemet me tё cilat ballafaqohen personat qё vuajnë nga epilepsia dhe anёtarёt e familjeve tё tyre.
Shënimi i kësaj dite bëhet për herë të tetё në Kosovë nga ana e Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës(SHKEK), e cila që nga viti 2011 është anëtare e Ligës Internacionale Evropiane kundër Epilepsisë (ILAE).
Për shkak te pandemisë Covid-19, do të ketë aktivitete duke filluar nga shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore, si dhe mesazhet në radio dhe TV. Shpërndarja e materialeve edukativo-shëndetësore, fillon në ora 13:00 në sheshin “Nёnё Tereza”.
Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike që shkaktohen pa asnjë arsye. Krizat mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen ose vetëdijen, kriza këto të cilat zakonisht nuk zgjatin shumë, por mund të jenë të frikshme.
Ekzistojnë një sërë faktorësh që mund të provokojnë sëmundjen, si: temperatura, traumat e kokës, infeksionet, pagjumësia. Epilepsia mund të shfaqet në çdo moshë.
Shpeshherë epilepsia shkaktohet nga keqformimi i trurit te fetusi. Rritja e kujdesit para lindjes dhe zhvillimi i teknologjisë mjekësore bën që këto dëmtime të evidentohen qysh para se fëmija të lindë.
Për këtë arsye është e këshillueshme që gratë shtatzëna të kryejnë kontrolle periodike në mënyrë që problemet e fetusit të evidentohen në kohën e duhur dhe të merren masat e nevojshme.
Ndryshe, në botë janë të prekur më shumë se 50 milionë njerëz, e kjo e bën këtë një problem të rëndësishëm në shëndetin publik.