UBT News

Sot shënohet Dita e Kushtetutës së Kosovës

Sot bëhen 16 vjet që nga dita kur Kosova u bë me aktin më të lartë jurdik. Kushtetuta u ratifikua më 9 prill të vitit 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj, kjo deklaratë ishte rezultat i grindjeve dhe dhunës shumëvjeçare në Kosovë, ku dhe pjesa më e madhe e Kushtetutës rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaari.

Kushtetuta si akti më i lartë juridiko-politik e themeloi Kosovën si një republikë demokratike, laike dhe multietnike, e udhëhequr po nga parimet e mosdiskriminimit dhe gjithashtu mbrojtjes së barabartë sipas ligjit. Ajo ka gjithsej 14 kapituj dhe plotë 162 nene.

Dita e Kushtetutës së Kosovës festohet çdo vit më 9 prill, në përkujtim të ratifikimit të Kushtetutës në vitin 2008. Kjo festë shtetërore është një ditë ku kryeministri i vendit mbanë një fjalim për rëndësinë e kësaj date, ndërsa institucionet mbeten të mbyllura në këtë datë./UBTNews/

Exit mobile version