Sot në Hagë do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Transmetimi i konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash.
Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale. Më 28 shtator, ai nuk ka pranuar të deklarohej për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë. Më 28 tetor, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja. Kurse, më 23 nëntor, gjykata ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi./UBTNews