Sot mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sezonin vjeshtor.
Seanca pritet të filloj në ora 10:00, ku do të ketë gjashtë pika në rend dite.
Fillimisht do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës, e më pas pyetje parlamentare si dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
Ndërsa pikë e katërt e rendit të ditës është shqyrtimi i shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.
Në pikën e pestë është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit
Pika e fundit e rendit të ditës në këtë seancë të parë vjeshtore do të jetë formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.