Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje ka miratuar masat e reja antiCOVID të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot.
Me lehtësimin e masave, sot do të rihapen shkollat, gastronomia dhe qendrat tregtare në Kosovë. Gastronomia do të lejohet të punojë deri në orën 22:00, ndërkaq shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK). Kurse kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:30 deri në ora 05:00 të mëngjesit.
Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.
Këtu i gjeni masat e reja antiCOVID./UBTNews