Një grup i qytetarëve ka lajmëruar se do të mbajë protestë të mërkurën në ora 11.00 që planifikohet të mbahet në sheshin Car Lazar në veri.
Arsyeja e kësaj proteste siç kanë thënë ata është gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjinden.
Kjo është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.
“Protesta parashihet të jetë e qetë, ndërsa policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbaj rendin dhe qetësin publike”, tha Elshani./UBTNews/