UBT News

Sot pritet të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot gjatë ditës pritet ta bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja ditë më parë, në Podujevë ka fituar kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi me 51.64 për qind të votave, kurse në Mitrovicë të Veriut ka fituar kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq me 89.86 për qind të votave./UBTNews

Exit mobile version