Sot pritet që raporti për stabilitetin e urës së Ibrit t’i dërgohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe më pas të publikohet.
Zëvendësministri Hysen Durmishi, më 8 gusht kur është bërë testimi i urës kishte thënë se ura mbi lumin Ibër është stabile dhe beson që edhe raporti do ta tregojë një gjë të tillë.
“Këto janë testimet e fundit, raportin do ta kemi shumë shpejtë, brenda dy, tre dite do ta keni raportin final sepse teknologjia është shumë e avancuar dhe rezultatet do t’i kemi shpejtë. Në bazë të asaj që unë di dhe përvojës që e kam si inxhinier është një ndër urat më stabile në Kosovë, por në qoftë se rezultatet e testimit dalin se ura nuk është stabile atëherë konform raportit që na vjen ne do të fillojmë një procedurë tjetër për sanimin, për stabilizimin e saj, por në bazë të asaj çka shihet ura është stabile dhe jam i bindur se edhe raporti do ta tregojë një gjë të tillë”, kishte thënë Durmishi.
Derisa, për të njëjtën kishte thënë se do të hapet, por se nuk e din se kur do të ndodhë një gjë e tillë./UBTNews/