UBT News

Sot pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2022

Kryeministri Albin Kurti theksoi se pas konsultimeve me ministrin e Financave, Hekuran Murati, sot pasdite pritet në mbledhjen e qeverisë ta miratojnë projektbuxhetin për vitin 2022.

Kryeministri tha se projektbuxheti për vitin e ardhshëm do të jetë rreth 9 përqind më i lartë se buxheti për vitin 2021.

“Sot kam pasur takim me ministrin e Financave para se të fillojë orari i punës dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të Qeverisë në të cilin do të miratohet buxheti dhe natyrisht atë mbledhje do të mund ta ndiqni edhe ju, por krahasuar me rishikimin e buxhetit të bërë në mes të vitit, buxheti për 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë dhe do të jetë sipas kërkesave tona”, ka thënë Kurti.

Exit mobile version