Sot gjatë ditës pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat antiCOVID.
Kështu ka njoftuar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, zëvendësministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, dhe të Këshillit të Prindërve.
“Pas analizës kemi vendosur që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti Covid-19”, thuhet në njoftim./UBTNews