Mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë arritur 111 afganë. Të njëjtit janë vendosur në kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteelit në Ferizaj.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot pritet të arrijë edhe grupi tjetër i afganëve.
“Fluturimet e ardhshme priten të ndodhin qysh nesër. Kemi konfirmimet e radhës për aterimet e ardhshme. Është çështje e organizimit të aleatëve tanë sa i takon nisjes së aeroplanëve të tyre për në Kosovë. Numri nuk është përcaktuar saktë”, u shpreh ai ndër të tjera.
Grupi që arriti në Kosovë përmes Aeroportit “Adem Jashari” janë gra, fëmijë e pleq, familjarë te bashkëpunëtorëve të NATO-s në Afganistan.