Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla konfirmoi se mbrëmë kanë arritur 113 shtetas afganë, të cilët janë strehuar në ish-kampin e Bechtel Enkas.
Sveçla në një konferencë për media njoftoi se sot pritet që të arrijë edhe grupi tjetër me 131 shtetas afganë, të cilët do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë.
Ministri ka thënë se Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendim për mbrojtje të përkohshme të shtetasve afganë të cilët kanë ndihmuar ShBA-në.
Ai ditë më parë pati deklaruar se rreth 2 mijë shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë, pasi talibanët morën kontrollin në Afganistan./UBTNews