Apple sot pritet të lansojë iPhone 14 në ceremoninë e përvitshme të kompanisë.
Modeli i fundit pritet të jetë më i hollë, por me një ekran më të madh. Thuhet se Apple do të debutojë një telefon 6.7 inç që nuk është një model Pro. Modeli i fundit do të ketë madhësinë më të madhe, por jo edhe çmimin.
Së fundi, prisni edhe një përmirësim në cilësinë e kamerës, pasi disa vëzhgues të Apple parashikojnë se modeli i fundit do të jetë i pari nga telefonat inteligjentë kryesorë të kompanisë përmes së cilit mund të xhironi video 8K./UBTNews/