UBT News

Sot pjesa e dytë e testit të arritshmërisë

Në ditën e dytë të testit të arritshmërisë, 23 mijë e 632 nxënës do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre.

Në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Në mbajtjen e pjesës së parë të testit të arritshmërisë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se testi mbahet në në 176 qendra të testimit.

Ajo ka thënë se pret respektim të rregullave në mënyrë që rezultatet të jenë reale. 

Exit mobile version