Sot, me fillim nga ora 11:00, do të zhvillohet seanca e radhës konstituive e Kuvendit të Kosovës, në përpjekjen e 48-të.
Në seancën e fundit, propozimi për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit dështoi të kalojë, përkundër votave pro. Mungesa e kundërshtimeve apo abstenimeve bëri që propozimi të mos marrë mbështetjen e nevojshme, duke çuar në ndërprerjen e seancës.
Kryesuesi Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më 17 korrik.
Ky ngërç institucional po vazhdon, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka përcaktuar që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga seanca e parë konstituive.
Pas përfundimit të seancës së 46-të, partitë e ish-opozitës qëndruan në sallë, duke i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të reflektojë dhe të kontribuojë në një zgjidhje konsensuale sa më parë.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ndërsa seanca e parë për konstituimin e Kuvendit është mbajtur më 15 prill. Që nga ajo kohë, çdo 48 orë po mbahen seanca të njëpasnjëshme pa arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare.