UBT News

Kurti nga Franca: Kosova ka luftuar korrupsionin dhe ka shënuar rritje të qëndrueshme ekonomike

E përditësuar: 

10:45

Në kryeqytetin e Francës, në Paris, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në diskutimin e organizuar nga Instituti francez, Jacques Delors e ku u prit nga Drejtorja e Institutit, Sylvie Mattelly.

Nga zyra e kryeministrisë thonë se tema kryesore e diskutimit ishte situata gjeopolitike në Evropë dhe ndikimi i Ballkanit Perëndimor.

Tema tjera të diskutimit ishin mbrojtja, të drejtat e njeriut, përfshirë ato të pakicave, si dhe zhvillimet e fundit në vend.

I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe i Dërguari i Posaçëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz.

“Në fjalën hyrëse të tij, ai theksoi se po jetojmë në një kohë kur Evropa është e begatë, dhe në të njëjtën kohë thellësisht e sfiduar, duke shtuar se aftësia jonë për të planifikuar në terme afatgjate vazhdimisht po vihet në hije nga realitete të menjëhershme gjeopolitike. Për dekada, jemi udhëhequr nga dëshira për homeostazë, por ky më nuk është realiteti ynë, tha më tej. “Sistemet që lulëzojnë, qofshin ato institucione, organizata apo shoqëri, evoluojnë përmes cikleve të rendit, çrregullimit dhe rirregullimit, dhe për Evropën, ky ekuilibër i ri kërkon një qëndrim të qartë kundër autoritarizmit dhe përfshirje e qartë e atyre vendeve që mbështesin demokracinë”, citohet të ketë thënë Kurti.

Kurti është shprehur edhe se që prej shpalljes së pavarësisë në 2008-ën me mbështetje ndërkombëtare Kosova ka krijuar institucione të forta demokratike.

Ai është ndalur edhe te qeverisja e tij, e ku thekson se është luftuar korrupsionu dhe është shënuar rritje e qëndrueshme ekonomike./S.K/EO/

08:40

Sot fillon Forumi i Paqes të Parisit, ngjarja ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në këtë forum me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit.

Ndërkaq, mbrëmë Kurti ishte i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit./S.K/EO/

Exit mobile version