UBT News

Sot në Shqipëri protestohet kundër rritjes së çmimeve

Ditën e sotme organizata të shoqërisë civilë kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste kundër rritjes së çmimeve.

Protesta do të nisë në orën 18:00. Sipas organizatorëve, qytetarët do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të drejtohen për te sheshi përballë godinës Kryeministrisë.

Organizatorët e protestës thonë se tubimet do të vijojnë derisa qeveria të gjejë një zgjidhje për krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

Exit mobile version