Ditën e sotme organizata të shoqërisë civilë kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste kundër rritjes së çmimeve.
Protesta do të nisë në orën 18:00. Sipas organizatorëve, qytetarët do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të drejtohen për te sheshi përballë godinës Kryeministrisë.
Organizatorët e protestës thonë se tubimet do të vijojnë derisa qeveria të gjejë një zgjidhje për krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.