Gjatë kësaj jave pritet që në Kosovë të mbajë mot me diell dhe me më pak vranësira. Vranësira më shumë parashihet të ketë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26 dhe 29 gradë Celsius.
“Java e ardhshme fillon me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit. Këto vranësira do të fuqizohen gjatë ditëve të vikendit duke bërë që të kemi ndryshime në kushtet atmosferike. Parashihen riga shiu të cilat herë-herë do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.