UBT News

Sot mblidhet Qeveria e Kosovës, pritet lehtësim i masave antiCOVID

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 18:00. Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar pritet që të merret vendim për lehtësimin e masave antiCOVID.

Të mërkurën ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti një takim virtual me kryetarët e komunave, ku edhe ka aprovuar kërkesën për heqjen e orës policore dhe atë që gastronomisë t’i lejohet të punojë deri në orën 23:00.

Të martën gastronomët në shenjë pakënaqësie kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës nën moton “Me një vaksinë nuk çel vera”. Ata kërkuan që të hapet sektori i gastronomisë në mënyrë që të mos t’iu shkaktohen edhe më tej humbje.

Kjo kërkesë erdhi pasiqë Kosova po shënon rënie të numrit të rasteve pozitive, por edhe të vdekjeve./UBTNews

Exit mobile version