Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00. Siç njoftojnë nga Kuvendi i Kosovës në rend të ditës do të jetë nisma legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.
Ndërkohë që raportohet se sot do të mbahet edhe seanca për zgjedhjen e presidentit.