E përditësuar:
07:55
Para Gjykatës Themelore të Mitrovicës, sot do të dalin nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq.
Ata do të ulen në bankën e të akuzuarve për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.
Seanca për shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale është paraparë të nisë me fillim nga ora 13:30.
Ndryshe, seanca e 18 shtatorit ishte shtyrë për sot, pas ankesave të avokatëve të të akuzuarve, të cilët pretenduan se njëri nga klientët nuk ka pranuar fare shkresat nga prokurori, ndërsa tjetri i ka pranuar vetëm pjesërisht./S.K/EO/