UBT News

​Sot mbahet mbledhja e KQZ-së, në rend dite rekomandimi për pezullimin e dy subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot në ora 13:30 do të mbahet mbledhja e radhës.

Në rendin e ditës është rekomandimi për pezullimin e dy subjekteve politike të regjistruara: Partia Republikane për Ndryshime dhe Shpresa Demokrate.

Në këtë mbledhje gjithsej janë katër pika të rendit të ditës.

Agjenda:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ nr. 17,18/ 2025

3. Aktivitetet e Zyrës:

– Rekomandim për pezullimin e dy (2) subjekteve politike të regjistruara: PARTIA REPUBLIKANE PËR NDRYSHIME dhe SHPRESA DEMOKRATE

4.Të ndryshme

Exit mobile version