UBT News

​Sot mbahet konferenca e prokurorisë për rastin e Liridona Ademajt

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, sot mban konferencë për media për rastin e Liridona Ademajt, e cila ishte vrarë në nëntor të vitit 2023.

Derisa në këtë konferencë pritet të marr pjesë edhe vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.

“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 në Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve”, ka shkruar Ademaj në rrjetin social në Facebook.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor të vitit 2023, ndërsa të dyshuarit për planifikimin dhe ekzekutimin e krimit të rëndë janë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, si edhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla.

Exit mobile version