UBT News

Sot mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në misionin e parë paqësor jashtë vendit

Sot mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në misionin e parë paqësor jashtë vendit.

Fjalë rasti do të mbajë presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama.

Ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit do të mbahet në sallën e sporteve në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Ceremonia do të fillojë në ora 10:45.

Ndërkohë që Kuvajti është shteti në të cilin Forca e Sigurisë së Kosovës do të shërbejë me mision paqëruajtës, përkrah ushtrisë amerikane. Këtë e ka konfirmuar javë më parë për KosovaPress komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama.

Shërbimi i FSK-së në mision paqeruajtës në botë po ndodh për herë të parë, e kjo po bëhet përkrah ushtrisë më të madhe në botë. 

Exit mobile version